Pak orë nga takimi me Zelenskyn, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin: Patëm një bisedë produktive
Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, më 28 dhjetor 2025, në rezidencën e saj të famshme La Madrague, në Saint-Tropez. Ribotojmë letrën që aktorja kishte shpërndarë më 16 korrik 2023, ditën e vdekjes së Jane Birkin.
Xhirime nga filmi “Një grua si unë”, bashkëprodhim italo-francez i drejtuar nga Roger Vadim, bashkëshorti i parë i Brigitte Bardot dhe regjisori i saj në “Dhe Zoti krijoi gruan” (1956). Në shtrat, nën çarçafë, lakuriq, gjenden dy protagonistet, Brigitte Bardot dhe Jane Birkin. Një moment sikleti, edhe sepse Brigitte e kishte dashur Serge Gainsbourg përpara Jane-s. Për të thyer akullin, B.B. i propozon Jane-s të këndojë sërish, kësaj here së bashku dhe mes të qeshurash, Je t’aime… Moi non plus, këngën që e bëri të njohur në mbarë botën çiftin Serge-Jane, por që dy vjet më parë Serge e kishte shkruar për të, Brigitte Bardot, gjatë një nate në të cilën B.B. i kishte kërkuar t’i kompozonte «këngën më të bukur të dashurisë të të gjitha kohërave.
B.B. e kishte kënduar, por më pas u pendua dhe, duke pasur frikë reagimin e bashkëshortit Gunter Sachs, i kishte kërkuar Gainsbourg-ut të mos e publikonte atë këngë plot psherëtima. Serge e mbajti këngën në sirtar, por e dinte se kishte në dorë një kryevepër. Kur u dashurua me Jane-n, i kërkoi asaj ta riinterpretonte të njëjtën këngë. Kështu e ka treguar vetë Jane Birkin në një intervistë për Corriere disa vite më parë:
“Ishim në studion e regjistrimit Fontana në Londër, në Marble Arch. Më kujtohet mbi të gjitha se doja t’i pëlqeja Serge-it, të këndoja nota të larta, siç më kishte kërkuar ai. Ishim larg njëri-tjetrit, Serge më drejtonte duke qëndruar në distancë, me gjestet e tij. Në regjistrimin e dytë Je t’aime… Moi non plus ishte gati. Të kthyer në Paris, e vumë në restorantin e hotelit tonë, Hôtel-it në rue des Beaux Arts: njerëzit ndalonin së ngrëni dhe mbeteshin gojëhapur. Serge më tha: ‘Mirë, kemi një hit!’, dhe nuk pushonim së qeshuri”. Titulli do të thotë Të dua… as unë, dhe rimerr lojën e fjalëve të Salvador Dalì-t: “Picasso është spanjoll, edhe unë. Picasso është gjeni, edhe unë. Picasso është komunist, as unë”.
Dje Brigitte Bardot shpërndau një letër në kujtim të mikeshës dhe të bashkëpunimit që i ka bashkuar. “Një e diel, 16 korrik, vërtet e trishtuar! Kam një dhimbje të madhe, Jane u largua. Kur je kaq e bukur, kaq e freskët, kaq spontane, me një zë fëmije, nuk ke të drejtë të vdesësh. Jane mbetet e përjetshme në zemrat tona. Ajo i shpëtoi baltës që shkatërron atdheun e saj të dytë (citim nga kënga La gadou e kompozuar nga Gainsbourg) dhe na pëshpërit Je t’aime. Nous non plus, i përgjigjet ajo që ka mbetur nga Franca”.
Top Channel