E-Albania vijon thuajse plotësisht jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset nuk marrin dot shërbimet e nevojshme
Sarandë/ Vijojnë kontrollet në kuadër të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.
Sekuestrohen 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla.
Procedohen penalisht dy pronarët e subjekteve tregtare.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.
Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel