Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku voton në Prishtinë
28/12/2025 10:59
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për, siç tha, të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Shpresojmë që procesi i votimit të shkojë mbarë e mirë, le të fitojë populli i Kosovës”, deklaroi Abdixhiku për gazetarët.
Top Channel