Gjysma e Tiranës në errësirë, përfshirë edhe QSUT, reagon OST-ja: Identifikuam defektin, linja u rikthye në punë
E diela përgjaku rrugët në Qarkun e Elbasanit duke shënuar ku brenda pak orësh dy aksidente të rënda me pasojë vdekjen dhe plagosjen e këmbësorëve.
Në orët e pasdites në aksin rrugor Qafë Thanë–Elbasan një 31 vjeçar përplasi për vdekje një grua 64 vjeçe e cila kalonte rrugën si këmbësore. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit 31 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Me gjithë ndihmës së dhënë, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së fortë.
Vetëm pak orë më pas një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit të Elbasanit. Një motor ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Për shkak të gjendjes së rëndë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar.
Drejtuesi i motorit ka mbetur gjithashtu i dëmtuar dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Elbasanit.
E diela e rëndë e 28 dhjetorit nuk do të mbaronte këtu. Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, dy mjete janë përfshirë në një përplasje të fortë me njëra-tjetrën. Fatmirësisht, nga ky aksident raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar në njerëz.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtyre ngjarjeve, ndërsa bëjnë apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, sidomos gjatë lëvizjes në akset nacionale në këto ditë të rënduara trafiku.
Top Channel