Dosja AKSHI, Rama reagon për herë të parë për hetimin e SPAK: Të presim procesin gjyqësor, jo çorbën politike dhe mediatike

28/12/2025 11:50

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë episodit të fundit të podkastit të tij “Flasim” se për hetimet e nisura ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e vërteta duhet pritur dhe zbardhur nga institucionet e drejtësisë, jo përmes debatit politik apo mediatik. 

Rama përmendi se hetimet janë në përgjegjësi të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe theksoi se asgjë nuk mund të zëvendësojë procesin ligjor në zbardhjen përfundimtare të fakteve dhe përgjegjësive.

“Kjo çështje kërkon durim dhe respekt për procesin gjyqësor,” tha Rama, duke kundërshtuar atë që e quajti “çorbë politike dhe mediatike”, duke nënkuptuar spekulime dhe interpretime jashtë ekspertizës ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB