Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
28/12/2025 21:47
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, shihet momenti kur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, qindra qytetarë kanë dalë të festojnë duke shpërthyer dhe fishekzjarrë.
Top Channel