Zjarr në zonën e Fllakës, digjen autobusët e linjave urbane, shërbimet zjarrfikëse nisen drejt vendngjarjes

27/12/2025 13:31

Një numër i madh autobusësh është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, në Durrës.

Autobusët u përfshinë nga flakët pasdrekën e sotme, ndërsa re të dendura tymi toksik kanë mbuluar zonën. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Sipas burimeve nga vendngjarja, autobusët kishin dalë nga përdorimi dhe ishin parkuar pranë njëri-tjetrit, duke bërë që flakët të përhapen shpejt mes tyre.

Në vendgjarje forcat zjarrfikëse kanë arritur të venë nën kontroll flakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB