Qeveria rishikon çmimet e referencës, për herë të parë përfshihen zonat rurale
Ndonëse njihet si një nga zonat me prodhimin më cilësor të vajit të ullirit në vend, Peqini po përballet me një krizë të papritur, mungesën e tregut.
Qindra ton vaj ulliri po mbesin stok në depot e fermerëve, duke rrezikuar ekonominë e qindra familjeve që jetojnë kryesisht me këtë kulturë.
Edhe pse ky vit shënoi një prodhim të mbarë dhe me cilësi të lartë, fermerët e Peqinit shprehen pesimistë. Sipas tyre, vaji i ullirit, i cili është shtylla e ekonomisë lokale, nuk po gjen blerës dhe emergjente paraqitet nevoja e një pike grumbullimi dhe mbështetja nga shteti pasi eksporti po konkurrohet fuqishëm nga vendet fqinje.
Kostoja e lartë e punës, që nga kujdesi fillestar, vjelja e deri te procesi i përpunimit në fabrikë, e bën të pamundur shitjen e tij me çmime nën kosto. Për fermerët e Peqinit, ulliri nuk është thjesht një kulturë bujqësore, por vetë ekzistenca e qytetit dhe fshatrave përreth.
Top Channel