Pr.ligji i Kongresit amerikan për Ballkanin, Berisha- Ramës: Janë sirena për ty! Jep dorëheqjen, dënimin do e kesh kapital

27/12/2025 19:30

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka futus së fundmi në axhendë projektligjin e ri, “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, me qëllim mbështetjen e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Kjo iniciativë sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është një sirenë që bie direkt për kryeministrin Rama.

“I dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin”, u shpreh Berisha nga Korça ku vijoi turin e tij të foltoreve.

Ai tha se gjatë këtyre viteve demokratët janë përballur me tentativat për ta përçarë e izoluar dhe për ta lënë vendin pa opozitë.

“Përpjekjet më kriminale për përçarjen e copëtimin e saj në projektet Shqipëria pa opozitë. Izolimin më të thellë, forcën politike më properëndimore në historinë e kombit. Megjithatë ne triumfuam. Jo se kishim fuqi mbinjerëzore. Jo se ishim më të fortë se ata që kërkonin të na fshinin nga faqja e dheut.

Por se mbronim të vërteta të përjetshme, të njeriut, të qytetëruar, të kombit, të qytetit, të familjes, të vendit. Ato të vërteta ne nuk i lëshuam. Ato të vërteta ne nuk i tradhëtuam. Ato të vërteta, me ato të vërteta ne u ngritëm, absolutisht si Feniksi nga hiri, në zenit”.

Berisha përsëriti thirrjen për kryeministrin Rama të japë dorëheqjen, duke premtuar një dënim kapital për të.

Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital. Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital. Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet. Tani, ju them unë ju një gjë. Në qoftë se do kishte dënim me vdekje, ja kam thënë dhe njëherë, ajo Lubia që shihni ju, bashkë me Edi Ramën meritonte jo një, po tre dënime të tilla”, deklaroi lideri i opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB