Zjarri masiv në Fllakë të Durrësit, policia njoftim zyrtar: U përfsinë nga flakët disa autobusë të vjetër
Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë, pasi dyshohet se ka kryer ndërhyrje në monumentin e kulturës ‘Ura e Vashës’ në Klos.
Po ashtu, shtetasi me iniciale M.S., ka ndërtuar pa leje një objekt pranë urës.
Njoftimi i policisë:
Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj, arrestohet 44-vjeçari.
Në vijim të punës dhe kontrolleve të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos.
Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.
Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel