Elbasan-Cërrik, mbushet me gropa/ Gjashtë vite pas përfundimit të rrugës, shfaqen probleme serioze

27/12/2025 13:01

Aksi Elbasan-Cërrik nuk i ngjan më një rruge të re.

Ndonëse janë mbushur vetëm 6 vite nga inaugurimi, 23 kilometrat e kësaj rruge janë mbushur me gropa dhe deformime të asfaltit që arrijnë deri në 30 cm lartësi. Në të tilla kushte rruga është kthyer në burim aksidentesh dhe problem për drejtuesit e mjeteve.

Miliona lekë të investuara duket se janë “tretur” në punime jashtë çdo standardi, ndërsa institucionet heshtin përpara këtij dëmtimi galopant të pronës publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB