Durrësi, destinacion për festa/ Hotelet në bregdet mbushen me shqiptarë dhe të huaj për pushimet e dimrit

27/12/2025 13:00

Vitet e fundit, Durrësi është një nga destinacionet kryesore për festat e fundvitit.

Operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese shprehen se këtë vit ka pasur interes më të lartë për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në qytetin bregdetar.

Kërkesat kanë nisur herët dhe në pjesën më të madhe vijnë nga turistë të huaj, të cilët po e zgjedhin gjithnjë e më shpesh Shqipërinë për festat e fundvitit.

Pjesa më e madhe e kërkesave ka qenë nga shtetas të huaj dhe ka nisur që në fillim të shtatorit. Nga viti në vit kërkesa e të huajve për të festuar në Shqipëri është rritur. Ata që e preferojnë më shumë janë bullgarët, sllovenët, gjermanët dhe këtë vit ka edhe amerikanë.”, shprehet Blerim Norja, Unioni Turistik Shqiptar, Dega e Rajonit Qendror.

Çmimet e favorshme, organizimet cilësore dhe ruajtja e traditës në tryezë janë disa nga faktorët kryesorë që i shtyjnë turistët të zgjedhin Durrësin për të festuar jashtë shtëpisë.

Është menuja tradicionale, që është e panegociueshme… Po ashtu organizimi i programit, muzika shqiptare, kostumet dhe vallet tradicionale”, shprehet Blerim Norja, Drejtues i Rajonit Qendror ATU.

Përveç traditës, Durrësi ofron edhe natyrën, detin dhe klimën e butë dimërore. Jo vetëm turistët e huaj, por gjithnjë e më shumë edhe familjet shqiptare po zgjedhin ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në ambiente festive, buzë detit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB