Dhuratat e Digitalb/ 35% më lirë deri më 31 dhjetor dhe Big Brother VIP si dhuratëf

27/12/2025 13:08

“DigitAlb” sjell dhuratën më të madhe për të gjithë shqiptarët në fundin e këtij viti: një paketë unike ku mund të shikoni gjithçka që dëshironi!

Viti i ri do të vijë në të gjitha shtëpitë e shqiptarëve me programoacionin e larmishëm të Digitalb, që do të sjellë argëtim e evente pa limit, deri në sekondën e fundit të këtij viti dhe përtej…

Për të qenë pranë çdo familje, si asnjëherë më parë, Digitalb i jep mundësinë çdokujt për të përfituar deri në datën 31 dhjetor, ofertën festive me zbritje  deri ne 35% për abonimet 12 mujore Premium, me Big Brother VIP dhuratë.

Filmat më të fundit, eventet sportive më të rëndësishme, show magjik për festat e fundvitit, dhe emocionet e edicionit të 5-të të Brother VIP Albania, Alba Vaqarri tregon më tepër për atë që duhet të presin shqiptarët gjatë këtij fundvitit, e mbi të gjitha, gjatë vitit 2026.

Këtë Vit të Ri, programi special i festave në Digjitale do të jetë spektakolar, me filmat më argëtues të kinemasë bashkëkohore. Në 10 kanalet tona të dedikuara filmave, histori të jashtëzakonshme jete, njerëz që na frymëzojnë, tre netë, tre biografi në filma autorë. Përmendje kurioze për vogëlushët, për ata që kanë në zemër kinemanë shqiptare, për admiruesit e dokumentarëve, spektaklit dhe çdo gjë tjetër, u garantojmë shikuesve se do të gjejnë veten në gamën e gjerë tematikë të Digitalb,” u shpreh Alba Vaqarri.

Bota sportive në Digitalb do të jetë më madhështorja dhe unikja që është parë ndonjëherë. Krahas Premier League, La Liga, Eredivis, Ligue 1, Europa League, Formula 1, Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, buqeta sportive shtohet dhe me sfidat e Champions League, Premier League, Bungesliga, Moto GP e NBA.

Drejtori i SuperSport, Ylli Aga, tregon se e ardhmja do të jetë e pabesueshme në Digitalb.

Në ditët e mbetura të këtij viti kalendarik, DigitAlb vjen me një ofertë të jashtëzakonshme, si kurrë më parë në historinë e tij 22-vjeçare. Shikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjet e ekipit tonë kombëtar në fazën Play Off për Kupën e Botës, Champions League, kampionati më elitar i kontinentit – si dhe yjet më të mëdhenj të futbollit në botë.

Përveç futbollit, do të transmetohen edhe turne të tenis, volejboll, basketboll, boks dhe UFC. Të gjitha këto në 14 kanale të DigitAlb, me një çmim fantastik. Nxitoni për t’u bërë pjesë e familjes sonë dhe për të shijuar më të mirën që do të ndiqni gjatë vitit 2026.”, u shpreh Aga.

Digitalb, ju pret deri në datën 31 dhjetor në çdo pikë shitje të autorizuar, kudo në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe në çdo kohë,  në faqen zyrtare ëëë.digitalb.al.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB