U arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë, Gjykata lë në burg 21 persona, lirohet vetëm njëri prej tyre
26/12/2025 14:48
U mbajt këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë.
Gjykata i ka lënë në burg të 21 prej tyre, ndërsa vetëm një prej tyre, Blerim Mali u la i lirë pasi kishte dy familjarë të sëmurë për të cilët kujdeset.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ky i fundit ka nënën dhe motrën me probleme shëndetësore, dhe është kujdestar i tyre.
Top Channel