Debat i fortë në Greqi për lirinë artistike, ndërpritet koncerti për shkak të gjuhës së këngës
Një aksident trafiku me të paktën dhjetë të vdekur dhe 32 të plagosur ndodhi të enjten në Meksikë, kur një autobus doli nga kursi dhe ra në një përrua, njoftuan autoritetet në shtetin e Veracruz.
Tragjedia ndodhi në qytetin e Zodecomatlan, ndërsa autobusi po operonte në linjën Havana-Chicontepec.
“Kemi konfirmuar nëntë të rritur dhe një fëmijë të vdekur deri në këtë kohë”, tha zyra e kryetarit të bashkisë së Zodecomatlán në një deklaratë. Bashkia publikoi gjithashtu një listë të 32 të plagosurve dhe spitalet ku u dërguan.
Aksidentet fatale rrugore, që përfshijnë autobusë ose kamionë, janë të shpeshta në Meksikë dhe zakonisht shkaktohen nga shpejtësia e tepërt ose defektet mekanike.
🚌💥 Hay al menos 10 muertos por un accidente de autobús al este de México
El accidente ocurrió en el municipio veracruzano de Zontecomatlán, en donde un autobús se volcó en una cañada. Entre las víctimas mortales se encuentra un menor de edad, además, se registran 31 personas… pic.twitter.com/pTnjLgVIdN
— Jhannely González | GAZA REPORTES (@palestinaexiste) December 25, 2025
Në fund të nëntorit, 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm në shtetin perëndimor të Michoacan.
Top Channel