Të dehura në timon, policia e Tiranës arreston dy shoferët. Pranga edhe 46 vjeçarit që shkaktoi aksident me 4 të plagosur

26/12/2025 16:06

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Po ashtu në pranga ka rënë shtetasi B. H., 46 vjeç, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen N. M., 37 vjeçe.

Si pasojë u dëmtua 37-vjeçarja, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjere të saj, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB