Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur Kosova është pranë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Fundjava e votimeve nis të shtunën, ku në orën 07:00 të mëngjesit përfaqësitë diplomatike hapin dyert për votimin e diasporës, që janë regjistruar për votim fizik në 18 shtete të ndryshme të botës.
Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi thotë: “Ky proces votimi do të vlejë për 19,187 shtetasit e Kosovën që janë regjistruar paraprakisht dhe kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, pra të votojnë fizikisht në njërën nga këto 29 misione diplomatike”.
Më 27 dhjetor përfundon edhe afati për votimin e mërgatës që janë regjistruar për votim me postë e që janë rreth 58 mijë votues.
Të dielën e 28 dhjetorit, ndërkohë mbahet procesi i rregullt i votimeve për qytetarët e Kosovës, që jetojnë brenda shtetit.
“Do të zhvillohet gjithsej në 948 qendra të votimit, prej të cilave 910 do të mundësojnë votimin e rregullt, me 2557 vendvotime. Ndërkaq në 38 qendrat e tjera, nga një për çdo komunë me 57 vendvotime do të mundësohet votimi me kusht”, shprehet Elezi.
Në procesin e votimit të dielën, të drejtë vote kanë edhe shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por që nuk janë regjistruar për votim me postë ose votim fizik në përfaqësi diplomatike.
Elezi shton: “Numri i qytetarëve për të votuar në vendvotime në Kosovë është 1,999,204 votues, ndërkaq në këtë listë nuk janë përfshirë 77,086 shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen pasi fituesi i zgjedhjeve të rregullta që u mbajtën me 9 shkurt, dështoi të formojë qeverinë.
Top Channel