Buxheti i Elbasanit kalon me debate/ U rrit me 6%, këshilltarët e djathtë: Mashtrim financiar

26/12/2025 12:16

Këshilli Bashkiak i Elbasanit me 26 vota pro dhe 9 kundër miratoi buxhetin e bashkisë për vitin 2026 i cili arrin në 4 miliardë e 13 milionë lekë, duke shënuar rritje krahasuar me një vit më parë.

Kryetari i bashkisë vuri në dukje se buxheti është ndërtuar pas dëgjesave publike dhe është i orientuar drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale.

Ndërkohë këshilltarët e djathtë e cilësuan buxhetin një mashtrim financiar ndërsa debatuan mbi sektorët që duhet të kenë prioritet.

Sipas Bashkisë Elbasan ky buxhet parashikon ndërhyrjen në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave dhe çerdheve, si dhe zgjerimin e shërbimeve sociale. Po ashtu rritje shënojnë edhe sektorët e kulturës dhe sportit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB