Video/ Plagosja e biznesmenit me thikë në Kavajë, pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

25/12/2025 16:59

Një plagosje e lehtë me thikë bëhet me dije se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash.

Sipas burimeve jozyrtare të policisë i dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52 vjeç, i cili ka një biznes në zonë.

Ndërkaq, autori i dyshuar është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, e cila ka mundësuar pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB