U arrestua në aksionin antidrogë, pezullohet nga detyra zjarrfikësi në Pogradec, e ktheu lokalin e tij në ‘pikë kanabisi’

25/12/2025 11:16

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, pezullohet menjëherë nga puna zjarrfikësi 54 vjeçar Luan Sulstarova.

Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Aktiviteti”.

Të arrestuarit ju gjet një sasi lënde narkotike kanabiss sattiva, gjatë aksionit në një prej lokaleve të Pogradecit në zonën e ish vilave.

Mësohet se deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së plotë të rrethanave, zjarrfikësi do të jetë i pezulluar nga detyra, raporton korrespondenti i Top Channel Olgert Themeli.

Njoftimi i policisë:

Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aktiviteti”.

Përdorte lokalin që kishte në administrim, për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte i arrestuari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, (zjarrfikës në bashkinë Pogradec).

Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB