Kremtohet sot nga besimtarët e krishterë lindja e Krishtit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka uruar besimtarët, me një foto ku shfaqet bashkë me të birin në krahë.

“Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.

Uroj që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e bashkimit, që çdo zemër të mbushet me paqe dhe që Viti i Ri të na gjejë më të fortë, më solidarë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Le ta mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit 2026 plot dritë e optimizëm”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB