“Do i shkruaj Ramës”, Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore 16/01 12:56
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes nga Korça, e cilësuar si kryeqyteti i Krishtlindjeve.
Ai përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe vëllazërie, duke theksuar se shoqëria shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim e mirëkuptim.
“Krishtlindja në Korçë festohet më bukur se kudo tjetër. Korça është kryeqytet i Krishtlindjeve dhe më vjen mirë që këtë vit është frekuentuar si gjithmonë nga qytetarë nga i gjithë vendi që gëzojnë me njeri-tjetrin.
Në këtë periudhë shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për mesazhet që sjell Krishtlindja, për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve”, tha Paleshi.
Top Channel