“E ftuam në shtëpi, por qëndroi me ne për 45 vite”/ Një trokitje në derë që ndryshoi gjithçka, historia prekëse e çiftit britanik me një të pastrehë
Një emigrante ukrainase është detyruar të tërhiqet nga kolegji i nivelit të gjashtë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi tha se ishte vënë nën presion për të studiuar gjuhën ruse.
Kateryna Endeberia u zhvendos në Stoke-on-Trent pas ikjes nga Ukraina në vitin 2022, pas fillimit të pushtimit rus.
Ajo kreu provimet në ‘The Excel Academy’ në 2023, më pas përfundoi një vit përgatitor në City of Stoke-on-Trent Sixth Form College e më pas studioi ekonomi, politikë dhe statistikë për një vit.
Por 19-vjeçarja tha se kur hasi vështirësi me lëndët e saj, mësuesit përpiqeshin ta bindnin të studionte rusisht në vend të tyre.
Meqë babai i saj është ushtar ukrainas, ajo ndjeu se kjo do të ishte një përvojë traumatike, dhe se kërkesa ishte “e dhimbshme”, e ngjashëm me diskriminimin dhe racizmin.
Për shkak të kësaj, ajo e braktisi universitetin dhe tani po studion në shtëpi duke përdorur shënimet që i kanë dërguar miqtë.
Ajo ka aplikuar për të marrë pjesë në provimet A-level si kandidate private në vitin 2026, me një kosto prej 1,400 paund.
Në një intervistë për ‘The Guardian’, ajo u shpreh se studimi i rusishtes ishte “kundër parimeve personale.
“Nuk është një gjuhë që dua të flas ose të studioj, pasi babai im u bë ushtar vitin e kaluar”, tha ajo.
“Jam vërtet mirënjohëse për mundësinë për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar, ndjej që është si shtëpia ime e tretë pas Ukrainës dhe Republikës Çeke, ku u zhvendosa fillimisht. Por jo të gjithë e kuptojnë sa sfiduese mund të jetë për studentët ukrainas të përshtaten me një sistem të ri arsimor, kulturë dhe gjuhë, pas gjithçka që ka kaluar vendi ynë”, u shpreh ajo.
Endeberia tha se ka hasur vështirësi me lëndët e A-level dhe se ndjeu se po bullizohej për shkak të aksentit të saj.
Ajo pretendon se kolegji nuk i ofroi mbështetje shtesë, por përkundrazi përpiqej ta bindte të zgjidhte rusishten për A-level.
“Në vend që të ofronin ndihmë, ata vazhdonin të insistojnë që unë të ndryshoja lëndët. Askush nuk përpiqej të kuptonte sa e dhimbshme ishte kjo përvojë për mua”, tha ajo.
Ajo shtoi se kishte vështirësi për të marrë “përgjigje të qarta” mbi arsyet pse nuk mund të vazhdonte politikë, ekonomi dhe statistikë, dhe po ndjek një proces ankesash përmes Potteries Educational Trust, që mbikëqyr SFC.
Ajo planifikon të çojë çështjen te Ofsted pasi ky proces të përfundojë.
“Kolegji kujdeset thellësisht për studentët tanë dhe bëhen të gjitha përpjekjet për të zgjidhur çështjet dhe ankesat sipas procesit tonë të ankesave dhe zgjidhjes. Ne nuk komentojmë mbi individë për arsye konfidencialiteti”, tha një zëdhënës i kolegjit.
Top Channel