‘Shqipëria, Kroacia dhe Kosova po armatosen’, Vuçiç: Nga Trump kam pritur më shumë Në katedralen e Shën Nënës Terezë në Prishtinë, është mbajtur mesha e Krishtlindjes.
Nën udhëheqjen e Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Lush Gjergjit, u bë thirrje për paqe e harmoni.
Ipeshkvi tha se bota po udhëhiqet nga frika e shkatërrimit e urrejtja, që po merr jetë njerëzisht.
“Kjo formë e veprimit dhe kjo qasje ndaj njëri – tjetrit, po merr vazhdimisht jetë njerëzish, po shkakton vaj dhe lot në sytë e fëmijëve gjithandej botës ku ka luftë, padrejtësi dhe varfëri. Kjo ka plagosur rëndë ndërgjegjen kolektive të botës dhe moralin e njerëzimit”, u shpreh Dodë Lush Gjergji, Ipeshkvi i Kishës Katolike në Kosovë.
Dodë Lush Gjergji tha se kjo mënyrë e veprimit po vështirëson të ardhmen e brezave të ri, derisa tha se as në Kosovë gjendja nuk është e mirë, duke iu referuar vitit që po e lëmë pas.
Për këtë, ipeshkvi tha se duhet të ndahet përgjegjësia.
“Nuk është më mirë as gjendja jonë këtu mes nesh, për realitetin po e jetojmë e për të cilin nuk mund të fajësojmë askënd, por të jemi bashkëpërgjegjës e bashkëfajtor për çdo situatën të cilën nuk e kemi në nivelin e duhur”, vijoi Ipeshkvi i Kosovës.
Ndërkohë, në kremten e lindjes së Krishtit, ipeshkvi i kishës Katolike të Kosovës, bëri thirrje që pjesëmarrje në zgjedhjet që mbahen më 28 dhjetor.
“E ndjej të nevojshme të ju ftoj që në zgjedhjet e pas Krishtlindjes të jemi të përgjegjshëm për të marrë vendimin sipas ndërgjegjes e për të restauruar gjendjen në të cilën kemi jetuar vitin që po e lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar ashtu siç duhet”, përfundoi Dodë Lush Gjergji.
Duke përcjellë mesazhin se vendi ka nevojë për stabilitet politik tha se kjo ndihmon në rrugën drejt bashkimit me familjen evropiane dhe ruajtjen e vlerave të shoqërisë.
Krishtlindja u kremtua në të gjithë Kosovën, nga besimtarët katolik.
Top Channel