Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes: Le të festojmë me besim dhe shpresë
25/12/2025 12:17
Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka ndarë një mesazh urues për besimtarët shqiptarë.
Në urimin e tij nga Katedralja e Kishës Orthodokse Autoqefalë kryedemokrati u bëri thirrje besimtarëve të festojnë më shpresë e besim.
Mesazhi i Berishës:
Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefalë Shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët orthodoksë në Shqipëri dhe kudo që janë. Kjo është një ditë e madhe, jo vetëm në historinë e krishtërimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor, në veçanti.
Uroj çdo shqiptar që këtë ditë ta festojë me besim dhe shpresë për Krishtlindje më të mira vitin e ardhshëm.
Gëzuar!
Top Channel