Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele

24/12/2025 15:38

Radhë deri në 7 kilometra janë krijuar në PKK Kakavijë nga emigrantët që po kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Shkak për situatën e krijuar është fluksi i lartë i udhëtarëve, ndërsa pala greke po operon vetëm me dy sportele si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke ngadalësuar ndjeshëm përpunimin, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo.

Sipas të dhënave zyrtare, më datë 23.12.2025, shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar gjithsej 9.362 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6.608 në hyrje dhe 2.754 në dalje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB