Tragjike në SHBA, ferrari përplaset me një barrierë dhe përfshihet nga flakën, humb jetën krijuesi i famshëm i videolojërave
I ati, Joe Biden e mbrojti me çdo mënyrë që mundi gjatë viteve të tij të trazuara nga problem që përfshinin deri dhe përdorimin e narkotikëve.
Por tani, Hunter Biden ka befasuar me deklaratën se është kundër hapjes së kufijve dhe emigracionit të paligjshëm, çka u interpretua si sulm i qartë ndaj presidencës së babait të tij. Në një intervistë pesë orëshe për Shaën Ryan, 55 vjeçari kritikoi gjithashtu tërheqjen kaotike të urdhëruar nga i ati në Afganistan dhe pranoi se kishte 15 milionë dollarë borxh.
”Nuk e di as nëse jam më një demokrat”, u shpreh Hunter Biden, i cili duket se pranoi gjatë intervistës që politikat kufitare të të atit kishin qenë një katastrofë. “Ne kemi nevojë për emigracionin, por nuk duam emigrantë që po vijnë këtu ilegalisht duke na shterruar burimet”, u shpreh duke dalë kundër pjesës më të madhe të retorikës pro-emigrantëve të së majtës, që u ndoq hapur gjatë presidencës së babait të tij.
Hunter u përpoq ta mbronte disi të atin duke theksuar se ai donte një legjislacion dypartiak për të trajtuar çështjen, shumicën e të cilave Donald Trump i ka trajtuar përmes urdhrave ekzekutivë. Ai theksoi se Joe Biden kishte një marrëveshje me republikanët në Kongres, por u shpreh se Trump “ndërhyri gjashtë muaj para zgjedhjeve”. Më tej, e përshkroi Amerikën si “të varur nga problemi” i emigracionit në vend që të kishte një dëshirë të vërtetë për ta zgjidhur këtë ngërç.
Doganat dhe ajo që njihet si Patrulla Kufitare në SHBA thanë javën e kaluar se administrata Trump ka arritur t’i ulë kalimet kufitare me 92 përqind nga pika kulmore që mbërritën gjatë administratës Biden dhe sipas tyre, kanë kaluar 7 muaj pa asnjë njoftim për shkelje të paligjshme të kufirit.
Top Channel