Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vlorë, arrestohen dy kinezë, procedohet një tjetër
Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ku zbardhi detaje nga çështja.
Ai tha se klienti i tij është jashtë shtetit për çështje biznesi, ndërsa theksoi se do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë.
“Për procesin, jemi përpara një procesi që mund ta quajmë gjueti shtrigash. Mund të provohen disa elementë: Agasi është biznesmen që nuk ka përfituar nga financat publike nëpërmjet tenderave. Në asnjë proces të AKSHI-t nuk figuron të ketë kandiduar.
Agasi është biznesmen me reputacion dhe nuk lejon askënd, as SPAK-un, të nxjerrë materiale që kanë të bëjnë me jetën e tij private. Dua të bëj me dije se zoti Agasi nuk e ka njohur personin që pretendohet se është marrë peng. Si mund të marrë pjesë Agasi në një vepër të tillë, kur nuk është në proces tenderimi?
Unë shkova dhe bëra me dije se jam avokati i zotit Agasi, pranë prokurorëve dhe familjes. Agasi nuk është larguar; ka rastisur që ndodhet jashtë vendit. Zotit Agasi i kanë tentuar t’i vjedhin zyrën; ajo është një aparaturë që është vendosur prej vitesh dhe nuk ka asnjë përfaqësues të qeverisë. Po del sikur paska levën e Arkimedit, me të cilën lëviz ministra, deputetë dhe prokurorë.
Me eksperiencën time në fushën e drejtësisë, nuk di të ketë vepër penale për miqësi, biznes, takime apo në fusha të tjera të jetës. Nëse SPAK ka këtë filmim, le ta bëjë publik dhe ne të japim shpjegime. Çdo takim që mund të ketë pasur është jashtë këtyre hetimeve. Aludime të tilla janë jo vetëm të rrezikshme, por cenojnë rëndë personalitetin dhe dinjitetin e një personi.
Çdo bisedë duhet të lidhet me kontekstin e saj. SPAK është bërë pjesë e luftës politike në vendin tonë.
Zoti Agasi do të kthehet, absolutisht. Ai e konsideron veten të pafajshëm dhe do t’i vërë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës.
Nga ka rrjedhur dosja? A ka nevojë për shumë mendim? Nga SPAK-u.
Kushtetuta këtu është dokumenti më pa vlerë”, u shpreh ai.
GJKKO ka vendosur masën arrest me burg për biznesmenin Ergys Agasi i akuzuar për një sërë veprash penale, pas një hetimi që SPAK ka nisur te AKSHI. Agasi akuzohet për “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Masa ndaj tij nuk është ekzekutuar akoma, pasi ndodhet jashtë vendit.
Top Channel