Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona, të dyshuar për përfshirje në rrëmbimin e shtetasve Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari, ngjarje e ndodhur në vitin 2023.

Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit Albi Mecini, Sebasatjan Lataj dhe Sofokli Baxherri akuzohen për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, të parashikuara nga nenet 109/3, 305/b dhe 141/a/2 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr. 169/2023 dhe nr. 369/2025 (i ndarë nga procedimi penal nr. 169/2023), Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim, konkretisht:

Albi Mecini, i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Sofokli Baxherri, i dyshuar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

Sebasatjan Lataj, i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Prokuroria e Sarandës bën me dije se hetimet vijojnë për lokalizimin e dy shtetasve të rrëmbyer, si edhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB