“E mbaj për vetëmbrojtje”/ Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në ambientet e shkollës
23/12/2025 21:42
Një 14-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi mbante me vete një thikë gjatë kohës që ishte jashtë shkollës.
Mediat greke raportojnë se gjatë kontrollit në çantën e 14-vjeçarit i cili ishte në gjimnaz u gjet një thikë rreth 20 cm e gjatë.
Mësohet se i mituri ishte jashtë ambientit të shkollës së bashku me dy miqtë e tij dhe, kur u pyet nga autoritetet, tha se thikën e mbante për vetëmbrojtje.
Policia arrestoi 14-vjeçarin për shkelje të ligjit për armët. Një padi u ngrit kundër tij dhe ai do të çohet para prokurorit kompetent.
Top Channel