Aksident në Maliq/ Automjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë, i moshuari në gjendje të rëndë shëndetësore
23/12/2025 18:01
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Maliq.
Sipas asaj që raporton policia, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë.
65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel