Rrezikojnë jetën për të mësuar, fëmijët në Gjirokastër kalojnë përmes aksit nacional për të shkuar në shkollë

21/12/2025 12:37

Nxënësit e shkollave “Thoma Papapano” dhe “Bilal Golemi” në Gjirokastër, janë të detyruar të rrezikojnë jetën për të shkuar në klasat e tyre.

Fëmijët duhet të kalojnë përmes aksit nacional, ku shpesh makinat qarkullojnë me shpejtësi të lartë, pa asnjë sinjalistikë apo masa për uljen e shpejtësisë. Fëmijët janë në mëshirë të fatit, pasi minimalisht nuk ka asnjë efektiv policie për të disiplinuar trafikun.

Nga ana e drejtuesve të shkollës janë hartuar disa kërkesa, por ato kanë mbetur vetëm në kuadrin e vendosjes së disa tabelave, të cilat praktikisht nuk kanë asnjë funksion.

Të pyetur nga Top Channel, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve thanë se nevojiten projekte të mirëfillta, si dhe një kërkesë nga bashkia, në mënyrë që të merren masa, qoftë për vendosjen e barrierave, qoftë për ndërtimin e mbikalimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB