Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë 21/02 19:37
Forcat ruse kanë ndërhyrë përtej kufirit në rajonin ukrainas të Sumy-t, pranë vendbanimit Hrabovske, duke rrëmbyer rreth 50 civilë, sipas Kievit.
Në një deklaratë për mediat ministria e Mbrojtjes tha se mes të rrëmbyerve është edhe një grua 89-vjeçare.
Sipas autoriteteve ukrainase, ndërhyrja u krye nga njësi të ushtrisë ruse që kaluan kufirin dhe morën civilët nga zona e banuar. Ende nuk ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e tyre apo kushtet në të cilat mbahen.
Ngjarja rrit shqetësimet për sigurinë e civilëve në zonat kufitare dhe vjen mes tensioneve të vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Autoritetet ukrainase thonë se po ndjekin situatën dhe po punojnë për të sqaruar fatin e personave të rrëmbyer.
Top Channel