SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste
Një gjykatë speciale në Kolumbi, e lindur nga marrëveshja e paqes e nënshkruar me ish-grupin rebel FARC në vitin 2016, ka dënuar një ish-oficer të lartë ushtarak me 20 vjet burg për 72 vrasje të civilëve që dhe rebelëve të çarmatosur.
Juridiksioni Special për Paqen (JEP) e shpalli Kolonelin në pension Publio Hernán Mejia fajtor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Midis viktimave ishin fermerë, vendas, afro-kolumbianë, si dhe guerrilsa që u ekzekutuan pasi u plagosën ose u dorëzuan, në beteja të supozuara, sipas vendimit.
Rastet e kësaj natyre njihen në Kolumbi si falsos positivos.
Ato konsiderohen si ndër krimet më të këqija të kryera në kontekstin e luftës nga forcat e sigurisë kundër guerrilsave të ekstremit të majtë.
Sipas JEP, të paktën 6,402 vrasje të tilla janë kryer në më shumë se gjysmë shekulli luftë.
Në vitin 2023, forcat e armatosura kolumbiane lëshuan një kërkimfalje zyrtare.
Gjykata, e cila është përgjegjëse për gjykimin e krimeve më të rënda gjatë luftës civile, ka fuqinë të vendosë dënime alternative për të pandehurit që rrëfejnë krimet e tyre, zbulojnë të vërtetën dhe ofrojnë dëmshpërblime për viktimat e tyre.
Mejia, i cili mohoi çdo përgjegjësi, dëgjoi dënimin më të ashpër që iu lexua.
Sipas JEP, Mejia, komandant i një njësie të bazuar në bregdetin e Karaibeve të Kolumbisë nga viti 2002 deri në vitin 2003, kishte vepruar në bashkëpunim me paraushtarakët e ekstremit të djathtë.
Top Channel