I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…
Një burrë është gjetur i pajetë brenda një shtëpie në Itali, ndërsa i janë zbuluar edhe plagë në kokë.
Trupi u zbulua nga ekipet e urgjencës mjekësore ndërsa ende nuk dihet se kush ka njoftuar shërbimet e emergjencës dhe në çfarë rrethanash është bërë thirrja.
Sipas informacioneve paraprake, burri kishte një plagë në kokë. Në të njëjtën banesë u gjet edhe një grua, e cila vuante nga hipotermi e rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje mbërritën edhe karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Autoritetet bëjnë me dije se asnjë pistë nuk përjashtohet, nga një akt kriminal deri te një aksident.
Hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat në të cilat ndodhej çifti.
Top Channel