Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca zvarrit procesin, provat duhet të ishin vënë në dispozicion të deputetëve

19/12/2025 17:05

Është shtyrë mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua sot për 5 orë heqja e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku, por pa u marrë një vendim për kërkesën e SPAK.

Për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Gazment Bardhi pas mbledhjes u shpreh se anëtarët e PD kanë kërkuar që mbledhja të mbahet ditën e hënë, duke e cilësuar shtyrjen e mbledhjes si zvarritje procesi nga PS.

“E rëndësishme është që Kuvendi të pranojë kërkesën e Prokurorisë. Ka një tendencë na mazhoranca për të zvarritur procesin.

Sot nuk kemi diskutuar asnjë sekret hetimor. Nuk e di pse ju prisni jashtë dhe nuk futeni në mbledhje, çështja e dytë kishte të bënte me provat.

Ashtu siç ne kemi thënë gjatë këtyre orëve, provat duhet të ishin vënë në dispozicion të secilit deputet, Prokuroria konfirmoi atë që kishim thënë. Që secili ka të drejtën të njihet me provat.

Propozimi jonë ka qenë që të marrim materialin që nuk na është vënë në dispozicion por të rimblidhemi të hënë në mëngjes. Qëndrimi i socialistëve është të që të rimblidhet këshilli në 19 ose 20 janar që është e papranueshme sepse siç prokuroria na ka informuar ka rrezik për dëmtimin e hetimeve. USB do të shumëfishohet dhe secili do të marrë një kopje”, tha Bardhi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB