Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se nuk do të pranojë një seancë me dyer të mbyllura në lidhje me shqyrtimin e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Berisha tha se nga dosja është vetëm një material sekret që nuk u lejohet t’ia bëjnë me dije Ballukut, ndërsa të tjerat janë jo sekrete.
“Që ta ketë të qartë çdo shqiptar. Gjer sot ajo dosje ka vetëm një sekret, dhe ai sekret nuk mund të bëhet publik. Në interesin e procesit, asnjë sekret tjetër, asnjë dokument tjetër, asnjë material tjetër, nuk është sekret, as dhe videot e tyre nuk janë sekret. Pra, asnjë nuk është sekret. Ka një element dhe parlamentarët e opozitës në interesin më të mirë të procesit, do ta mbajnë. Nuk do ta bëjnë publik.
Seancë të mbyllur për vjedhjet e Edi Ramës ne nuk pranojmë. Jo seanca do të jetë e hapur. Nuk jemi ne si deputet që na kanë vjedhur, janë qytetarët shqiptarë që janë vjedhur prej tyre”, tha ai.
Top Channel