“Seancë të mbyllur ne nuk pranojmë”, Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Vetëm një material sekret ka te dosja e Ballukut 19/12 13:11
Pas trazirave të ditës së djeshme në Kuvend, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD, sot mbahet mbledhja e Sekretariatit të Etikës ku do të shqyrtohet kërkesa e socialistëve.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel vërehet se në Sekretariat deri më tani kanë mbërritur disa nga dëputetët demokratë për të cilët kërkohet përjashtimi nga Kuvendi, mes tyre Oerd Bylykbashi, Klevis Balliu, Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Bledion Nallbati dhe Albana Vokshi.
Top Channel