Plagosi neonazisztët në Budapest në vitin 2023, arrestohet në Francë ekstremisti i majtë shqiptar me urdhër-arrest nga Gjermania
Mbas pushimit të hetimeve ndaj ish kryetarit të Gjykatës se Lartë, Xhezair Zaganjori, SPAK i kërkoi Gjykatës së posaçme pushim të çështjes për një tjetër ish funksionar drejtësie.
Mbas pushimit të hetimeve ndaj ish kryetarit të Gjykatës se Lartë, Xhezair Zaganjori, SPAK i kërkoi Gjykatës së posaçme pushim të çështjes për një tjetër ish funksionar drejtësie.
Siç mëson Anila Hoxha gjykata pranoi të pushojë hetimin ndaj ish gjyqtarit të lartë Aleksandër Muskaj, i cili mbas përfundimit të mandatit në këtë gjykatë u dorë hoq në bllok së bashku me tre kolegë të tjerë duke mos pranuar të emëroheshin në një gjykatë më të ulët.
Por emri i ish gjyqtarit Muskaj u denoncua nga një avokat që i kërkoi SPAK te hetonte për dyshimet se ai nuk i kishte deklaruar pasuritë. Në përfundim të hetimeve SPAK nuk gjeti vepër penale por gjithashtu konstatoi se kishte kaluar një kohë shumë e gjatë prej gati pesë vitesh dhe ndaj nuk mund të procesonte me procedim.
Me këtë konkluzion SPAK i kërkoi gjykatës antikorrupsion që ta pushojë procedimin penal numër 137 të vitit 2020 ndaj ish gjyqtarit të lartë Aleksander Muskaj, dhe siç rezulton zyrtarisht mbas shqyrtimit të shkresave gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë së posaçme si të bazuar duke e pushuar çështjen
Top Channel