SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Pas 5 orësh diskutimesh, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është miratuar edhe emërimi në detyrë i Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 19, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Kalimin te Bashkia Tiranë të 188 (njëqind e tetëdhjetë e tetë) apartamenteve në 3 (tri) ndërtesa me njësi banimi (pallat), përkatësisht, sipas listës të inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Emërim në detyrë:
•Z. Andrea Shllaku emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Top Channel