Mbledhja e Këshillit të Mandateve me dyer të mbyllura, reagon Gazment Bardhi: U bë për të fshehur të vërtetën, mbështetje e plotë për kërkesën e SPAK 19/12 18:53
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni.
Ilir Gjoni ishte dekretuar ambasador nga Begaj në vitin 2023, ndërsa sot po Presidenti ka dekretuar edhe lirimin nga detyra të tij, dekret që hyn në fuqi menjëherë.
Dekreti:
Neni 1
Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 497″.

Top Channel