VIDEO/ Gafa e Berishës teksa filmonte tensionet në Kuvend: Larg duart kriminel nga Taulant Balla
18/12 13:45
Seanca plenare e kësaj të enjteje u zhvillua mes përplasjeve të ashpra dhe kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës në sallën e Kuvendit.
Situata u acarua edhe më tej në momentin kur Endrit Shabani u betua si Avokat i Popullit. Deputetët të Partisë Demokratike reaguan ashpër, duke hedhur sende në drejtim të tij, ndërsa shtyheshin me punonjësit e Gardës.
Pavarësisht tensioneve, flakadanëve dhe tymueseve, Shabani e kreu betimin ai Avokat i Popullit. Para se të largohej nga salla, ai iu drejtua deputetëve të opozitës me një gjest simbolik, duke u dërguar atyre një puthje dhe dy gishtat lart (simbolin e PD), çka ndezi edhe më shumë reagimet në sallë.
Top Channel