Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky jep paralajmërimin e ashpër ndaj udhëheqësve të BE-së: Miratoni kredinë nga asetet ruse
Maria Catiana Gomes da Silva, 25 vjeç, vdiq pasi u hodh nga kati i 10-të i një ndërtese në Brazil, ndërsa autoritetet arrestuan bashkëshortin e saj.
25-vjeçarja u gjet e vdekur jashtë një ndërtese në Sao Paulo, ndërsa bashkëshorti i saj 40-vjeçar, Alex Leandro Bisso dos Santos, fillimisht i tha policisë se ajo kishte kryer vetëvrasje pas një grindjeje.
Megjithatë, dhjetë ditë më vonë, policia e arrestoi atë si të dyshuar për vrasjen e 25-vjeçares.
Sipas mediave lokale, arrestimi u bë pasi pamjet e kamerave të sigurisë treguan 40-vjeçarin duke goditur 25-vjeçaren në garazh dhe më pas duke u përleshur me të në ashensor, madje edhe duke e kapur për fyti.
Fqinjët e çiftit thirrën policinë pasi dëgjuan zëra dhe një zhurmë të madhe. Policia dyshon se Santos e hodhi Silvën nga ballkoni.

Kujtojmë se rreth një javë para arrestimit të tij, Santos mori pjesë në funeralin e gruas së tij ku u pa i gjunjëzuar pranë arkivolit të saj me lot në sy.
25-vjeçarja lindi në Crateus, Brazil përpara se të transferohej në Sao Paulo, ku u takua dhe u martua me bashkëshortin e saj, dhe shpesh postonte video në mediat sociale me përmbajtje nga udhëtimet, grimi, shëndeti dhe rutina e saj e përditshme.
Top Channel