Rikthehet “çifti” i fushatës/ Deputetja Çaushi fut live Bardhin në video: O ylli i Fierit nuk qeveriset kështu. Kreu i grupit të PD: Qeveriset si…

18/12/2025 12:29

Seanca e sotme e tensionuar në Kuvend është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Teksa Gazment Bardhi kishte zaptuar foltoren, deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi e cila pati përplasje në media sociale me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së edhe gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit, teksa e filmonte këtë të fundit i tha: “Kjo është opozita që duam, e ka me dëshirë të madhe të qeverisi, por nuk qeveriset kështu, qeveriset duke ta dhënë pushtetin populli. Ylli i Fierit, ta tregoji Fieri ty yll.”

Debati:

Zegjine Çaushi: Kjo është opozita që duam, e ka me dëshirë të madhe të qeverisi, por nuk qeveriset kështu, qeveriset duke ta dhënë pushtetin populli.

Gazment Bardhi: Qeveriset si Belinda, 50 milionë euro në xhep, si Belinda qeveriset.

Zegjine Çaushi: Ylli i Fierit, ta tregoi Fieri ty yll, ta tregoi Fieri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB