Përplasi për vdekje një 19-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

18/12/2025 14:12
foto ilustruese

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përplasur për vdekje me automjet një 19-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Blutë bëjnë me dije se në vijim të hetimit është konstatuar se shtetasi F.M., që aksidentoi për vdekje 19-vjeçarin u largua nga vendngjarja dhe si pasojë u arrestua vëllai i tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Nikël, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.  Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 13.12.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”, rezultoi se drejtuesi i automjetit që ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. L., 19 vjeç, ka qenë shtetasi F. M. dhe jo vëllai i tij, shtetasi B. M., i cili u arrestua në flagrancë pas aksidentit, si autor i dyshuar. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB