Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Rreth 68 fotografi të reja që lidhen me autorin e ndjerë të krimit seksual, Jeffrey Epstein, janë publikuar nga ligjvënësit demokratë amerikanë.
Imazhet përfshijnë foto të figurave të shquara si themeluesi i Microsoft Bill Gates , gjuhëtari dhe aktivisti Noam Chomsky dhe ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon.
Gjithashtu janë publikuar një seri mesazhesh në WhatsApp nga një dërgues i panjohur është përfshirë gjithashtu në publikimin e fundit të imazheve.
Një mesazh i referohet një “miku skaut” i cili thotë se ka kërkuar “1000 dollarë për vajzë”.
Mesazhi tjetër i të njëjtit dërgues thotë “Do t’ju dërgoj vajza tani”, dhe pastaj një tjetër thotë “ndoshta dikush do të jetë i mirë për J?”
Nuk është e qartë se nga telefoni i kujt janë dërguar këto mesazhe, kush është marrësi ose kush është “J”.
Një përshkrim i redaktuar shfaqet ku renditen detajet e emrit, gjatësisë, matjeve dhe peshës së dikujt. Mesazhi tregon se ky person do të udhëtonte nga një qytet në Rusi.
Disa prej imazheve përfshijnë një foto të një shisheje me një etiketë të shkruajtur “Phenazopyridine”, një qetësues dhimbjesh që përdoret për shqetësimin e shkaktuar nga infeksioni ose acarimi i traktit urinar si dhe foto të dy harqeve.
Gjithashtu, midis koleksionit të fotove duket se është një formular kërkese për të burgosur nga Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach.
Formulari mban datën e Krishtlindjeve 2008 dhe përmban një emër dhe datëlindje, të dyja të redaktuara.
Top Channel