Një automjet dhe një motor janë përfshirë në një aksident rrugor në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin Fier–Grecalli. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB