Vritet me thikë vajza 9-vjeçare në Angli, autor i krimit një 15-vjeçar, gjithçka ndodhi në banesën e vogëlushes

17/12/2025 11:27

Një djalë 15-vjeçar është akuzuar për vrasjen e një vajze 9-vjeçare, Aria Thorpe, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Angli.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, atë ditë që vogëlushja u gjet e pajetë.

Policia e Avon dhe Somerset konfirmoi se shkaku i vdekjes së Aria-s ishte një goditje me thikë.

Ata shtuan se djali adoleshent, emri i të cilit nuk mund të bëhet i ditur për shkak të moshës së tij do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Bristol ditën e sotme.

Mbikëqyrësja Jen Appleford, nga Policia e Avon dhe Somerset, është shprehur se familja e 9-vjeçares është nën kujdesin e policisë.

“Është e pamundur të përshkruhet se sa traumatike kanë qenë 36 orët e fundit për ta dhe ne do të donim të përsërisnim me fjalët më të forta të mundshme kërkesën e tyre për privatësi”, tha ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB