Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse
Kremlini tha sot se qëndrimi i Rusisë mbi vendosjen e mundshme të trupave europiane në Ukrainë sipas një marrëveshjeje të mundshme paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-të është i njohur gjerësisht, por mund të diskutohet.
New York Times raportoi se sipas propozimeve aktuale të SHBA-së, Ukraina do të merrte garanci sigurie nga Perëndimi dhe një forcë e udhëhequr nga Europa do të ndihmonte Ukrainën duke vepruar në Ukrainën perëndimore larg vijave të frontit.
I pyetur në lidhje me informacionin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk donte të komentonte për median mbi diplomacinë, por tha se qëndrimi i Rusisë, i cili është kundër çdo vendosjeje të trupave evropiane në Ukrainë, ishte i qartë.
“Qëndrimi ynë mbi kontingjentet ushtarake të huaja në territorin e Ukrainës është i njohur”, u tha Peskov gazetarëve.
“Është i njohur, është absolutisht i qëndrueshëm dhe i kuptueshëm. Por përsëri, kjo është një çështje për diskutim”, shtoi ai.
Peskov tha se i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff nuk pritej të vizitonte Moskën këtë javë. Rusia pret që SHBA-të të informojnë Moskën për rezultatet e bisedimeve me Ukrainën sapo të jenë gati, tha Peskov.
Top Channel