Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka propozuar dy opsione për financimin e Ukrainës gjatë periudhës 2024-2025, një të bazuar në përdorimin e aseteve dhe një tjetër nëpërmjet huave të Bashkimit Europian.
Sipas mediave ajo theksoi se është e nevojshme që Këshilli Europian të marrë një vendim të qartë mbi këtë çështje në takimin e ardhshëm.
Gjatë fjalimit të saj në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, më 17 dhjetor, von der Leyen shpjegoi se fondet aktuale për Ukrainën pritet të përfundojnë në prill, duke krijuar një mungesë financiare totale prej 135 miliardë euro për vitet 2026-2027.
Ajo shtoi se Bashkimi Europian ka ndërmend të mbulojë dy të tretat e kësaj shume, ose ndryshe 90 miliardë euro.
Një nga propozimet më të diskutueshme është përdorimi i aseteve ruse të sekuestruara, që mund të shfrytëzohen për të mbështetur Ukrainën.
Ky propozim, që arrin në 185 miliardë euro, është kundërshtuar nga disa shtete të BE-së, përfshirë Belgjikën, Italinë, Bullgarinë, Maltën dhe Çekinë, të cilat kërkojnë alternativa financiare, përfshirë borxhe të përbashkëta.
Belgjika ka kërkuar që rreziqet ligjore dhe financiare të ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet shteteve anëtare.
Nga ana tjetër, Hungaria, e udhëhequr nga Viktor Orbán, ka bllokuar çdo mundësi për financim të mëtejshëm për Ukrainën.
Megjithëse huaja mund të miratohet me shumicë të kualifikuar (15 nga 27 vendet e BE-së), BE-ja nuk po konsideron të shkojë përpara pa mbështetjen e Belgjikës.
Një takim i të dërguarve të BE-së të martën, 16 dhjetor, në Bruksel nuk dha përparim të dukshëm, sipas diplomatëve.
Top Channel